Trajtimi për të Rritur  
     
           
Adult treatment

Aparatet e dhëmbëve nuk janë vetëm për fëmijët. Rradhitja e dhëmbëve tuaj mund të ndryshohet në çdo moshë nëse dhëmbët dhe struktura e kockave janë të shëndëtshme. Ne ju ofrojmë një shumëllojshmëri trajtimesh që janë përcaktuar për grupe moshash të ndryshme - përfshirë dhe të rriturit. Një buzëqeshje e re mund të fillojë që sot.


Trajtimi ortodontik në fazat e mëvonshme të jetës suaj mund ta përmirësojë në mënyrë të dukshme pamjen tuaj të jashtme si edhe vetëvlerësimin. Përmirësimi i shëndetit të dhëmbëve dhe mishrave të dhëmbëve është po aq i rëndësishëm. Dhëmbët e shtrembër dhe një kafshim i keq mund të çojnë në humbje të dhëmbëve dhe kockave, prishje të dhëmbëve, veshje anormale të smaltit dhe sipërfaqeve të dhëmbëve, dhimbje koke dhe dhimbje nofullash.


Lajme të mira! Teknikat dhe aplikimet e reja që përdorim ulin së tepërmi nivelet e shqetësimeve, ulin frekuencat e vizitave, ulin kohën e trajtimit dhe ju lejojnë të zgjidhni ndërmjet disa opsioneve të ndryshme. Opsionet mund të përfshijnë aparatet metalike, aparatet translucente, drejtuesit transparentë të cilët mund të vendosen gjatë natës për të përmirësuar raste të lehta të dhëmbëve të keqpozicionuar.


Gjatë vizitës fillestare, ne do të jemi në gjendje të përcaktojmë trajtimin më të mirë sipas nevojave tuaja personale. Gjatë kësaj vizite fillestare, mund të përcaktojmë një plan trajtimi, kohëzgjatjen e trajtimit dhe koston paraprake.

Një pjesë e madhe e pacientëve tanë janë të rritur dhe janë të bindur që nuk është asnjëherë vonë për të përmirësuar pasurinë e tyre të madhe - buzëqeshjen e tyre.

 

 

 

 

 

 

 
Copyright © 2010 International Dental Center