Mirësevini në International Dental Center     
     
           
Shërbimet tona përfshijnë
  • Ortodonci
  • Porcelane
  • Implante Dentare
  • Zbardhim Dhëmbësh
  • Stomatologji për Fëmijë
  • Periodontologji
  • Proteza Totale&Parciale
  • Rikonstruksion Goje
  • Kompozitet
  • Trajtim Kanalesh
  • Urat
  • Kurorat (Këllëfët)
  • Mbushje - Heqje
  • Grafi Dixhitale
  • Stomatologji me Lazer
  • Grafi Panoramike
International Dental Center i jep familjes suaj Kujdes Dentar Bashkëkohor .

Profesionistët tanë janë të fokusuar në kujdesin dhe rehatinë e çdo pacienti në veçanti. Qëllimi ynë është të ndihmojmë për të arritur një shëndet oral optimal dhe një buzëqeshje të paharruar nëpërmjet edukimit dentar, parandalimit dhe një plani të përgjithshëm që të keni shëndetin më të mirë dentar gjatë gjithë jetës suaj. Pacientë të të gjitha moshave dhe fushave te jetës, ndjehen të sigurt dhe të qetë në International Dental Center. Shpenzoni disa minuta për të eksploruar këtë faqe dhe njihuni me qendrën tonë dhe nëse keni ndonjë pyetje apo do të donit të lini ndonjë takim, mjafton të na merrni në telefon.

Shërbim Tërësor

Me teknologjinë më të fundit, përfshirë këtu lazerin dhe rrezet X dixhitale, doktori ynë kujdeset për çdo detaj. Pasioni i tij për dijen e ka motivuar për të kërkuar qindra orë edukim të vazhdueshëm në të gjitha fushat e stomatologjisë. Eksperiencat e tij përfshijnë një rang të gjerë disiplinash, nga stomatologjia parandaluese në atë kozmetike e në ate restorative. Për qetësinë tuaj mendore e trupore ne ofrojmë shërbime stomatologjike qetësuese si edhe komoditete, televizorë në dhomat e trajtimit dhe gjithmonë një profesionist që kujdeset për ju gjatë gjithë proçedurave. Shkurt, qëllimi i International Dental Center është të ofrojë kujdesin tërësor dentar për të cilin keni nevojë sot, nesër dhe në të ardhmen.

Shërbim i Favorshëm

Qendra jonë dentare ndodhet në qendër të qytetit të Tiranës. Një pjesë e mirë e pacientëve tanë jetojnë në këtë zonë, ne kemi gjithashtu pacientë që udhëtojnë nga distanca më të largëta. Merrni ne telefon qendrën tonë sot për t'u konsultuar personalisht me doktorin tonë dhe zbuloni një arsye më shumë për të buzëqeshur. Duke jetuar ne Tiranë, ne jemi koshient për shpejtësine e jetës dhe e dimë që mund të jetë e vështirë ti jepni përparësi vizitave tuaja dentare. Ne ju mirëkuptojmë dhe për t'ju shërbyer sa më mirë, japim takime 5 ditë në javë, që prej orës 8:00 deri në orën 18:00. Qëllimi ynë është t'jua bëjmë sa më pozitive dhe sa më pak stresuese eksperiencën tuaj dentare .

Përkushtim ndaj Përsosmërisë

Doktori ynë me eksperiencë jep shërbimin cilësor dentar që çdo familje e dëshiron. Në vizitën tuaj të parë, stomatologu do të diskutojë me ju mbi shqetësimet tuaja, do të vlerësojë të shkuarën tuaj dentare dhe do t'ju shpjegojë rekomandimet e tij për trajtimin. Ai i mirëpret gjithmonë pyetjet tuaja sepse duam që të merrni vendime te zgjuara mbi trajtimin tuaj dentar.

 

 

 

 

 

 

 

 

 
International Dental Center . © All rights reserved