Higjena Orale  
     
           

Furçë Dhëmbësh Interdental

Një furçë Proxabrush është një furçë interdentale (ndërmjet dhëmbëve) që mund të përdorni për të pastruar pjesën e poshtme dhe rreth e rrotull telave dhe braketave. Përdoreni furçën me kujdes për të mos dëmtuar telat. Kjo lloj furçe do tju ndihmojë të mbani braketat tuaja të pastra dhe dhëmbët tuaj të shëndetshëm.

Shpëlarës Goje Antibakterial

Peroksili, një shpëlarës goje peroksid hidrogjeni antiseptik, do të ulë irritimin e mishit të dhëmbëve dhe faqeve. Peroksili ndihmon në parandalimin e infeksioneve dhe ul irritimin që mund të shkaktohet nga braketat. Shpëlajeni gojën me dy lugë çaji Peroksil për një minutë dhe pastaj pështyni. Mund ta përdorni Peroksilin deri 4 herë në ditë mbasi keni pastruar dhëmbët - mbas ushqimit ose përpara se të flini. Peroksilli mund të përdoret për irritimet e përgjithshme të shkaktuara nga nga braketat, kafshimet e faqeve si dhe dëmtime të tjera të lehta të mishit të dhëmbëve.

Pastrimi i Aparatit të Lëvizshëm

Pastrojeni aparatin tuaj të lëvizshëm çdo ditë si pjesë të planit tuaj të përditshëm të pastrimit të dhëmbëve. Meqënëse pjesë të ushqimit mund të grumbullohen në aparatin tuaj ashtu siç grumbullohen në dhëmbët tuaj, pastrojeni aparatin tuaj çdo ditë sipas rekomandimit të doktorit. Aparati juaj do të ketë një shije më të këndshme dhe ju do të parandaloni grumbullimin e bakterieve në të.

Ushqimet që Duhen Shmangur

Rregulli numër një – Mos dëgjoni shokët apo të njohurit tuaj. Edhe nëse ata ju thonë që mund ti hani këto gjëra MOS i hani!!!

  • Akulli– Mos e mbani në gojë dhe mos e lëpini akullin– do të shkatërrojë braketat tuaja

  • Mish me kocka – si p.sh. kofsha pule apo brinjë. Hiqeni mishin nga kockat përpara se ta hani.

  • Patatina të forta – si p.sh. Fritos apo Doritos mund të thyejnë braketat tuaja

  • Bukë e fortë – pjesët e anëve të picave, gjevrekë apo simite të forta

  • Arra, Lajthi, Bajame – janë shumë të forta

  • Karamele të forta – të gjithë llojet e karameleve të forta janë të rrezikshme

  • Sheqerka ngjitëse – këto do të ngjiten dhe do ti lëvizin braketat. Gjithashtu ato janë të vështira për tu pastruar dhe do të shkaktojnë kavitete.

  • Çamçakëza- një JO JO e madhe

  • Kokoshka & Gjevrekë –janë shumë të forta sidomos mezi i tyre

  • Misër me kalli- ju lutemi hiqini kokrrat e misrit nga kalliu përpara se ta hani

  • Perime të gjalla & Fruta të forta – ne ju këshillojmë të hani shumë fruta dhe perime megjithatë duhet ti prisni në copa të vogla më parë.

Ju lutemi të mos mbani në gojë stilolapsa, lapsa, telekomanda, iPod-e, thonj etj, me një fjalë - mbani larg gojës çdo objekt të fortë.


*Ju lutemi mbani larg gojës gishtat dhe duart tuaja. MOS i TËRHIQNI braketat tuaja.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 
Copyright © 2010 International Dental Center