Parimet     
     
           
Misioni


Qëllimi ynë është t'i japim pacientëve tanë shërbim superior dhe cilësi të padiskutueshme në një ambjent të rehatshëm e cilësor.

Qendra Dentare nuk është thjesht një biznes për ne. Ajo është reflekt i besimeve dhe mënyrës së jetesës. Ne i vlerësojmë pacientët si miqtë dhe familjen tonë dhe bëjmë të pamundurën që të jenë të kënaqur dhe të lumtur. Misioni ynë është t’ju japim shërbimin më të mirë duke ofruar teknologjinë më të fundit, duke zgjedhur dentistët më të mirë dhe duke u zhvilluar gjithmonë nga ana profesionale.


Filozofia


Ne jemi ndryshe. Tek International Dental Center ne përpiqemi për përsosmëri çdo ditë dhe jo vetëm në kujdesin dentar që ofrohet por edhe në shërbimin ndaj klientit dhe kënaqesinë e pacientit. Kur është fjala për trajtimin dentar, ka shumë opsione kurimi që variojnë edhe ne kosto. Ne do t'ju parashtrojmë opsionet tuaja me objektivitet duke përfshirë këtu përparësitë dhe të metat e secilit që t'ju japim mundësinë të zgjidhni trajtimin që i përmbush më mirë nevojat tuaja. Ne jemi këtu për t'ju ndihmuar të keni dhe të ruani dhëmbë dhe mish dhëmbësh të shëndetshëm - jo t'ju bindim të shpenzoni më shumë kohë dhe para se sa është e nevojshme.
Në të njëjtën kohë, ne besojmë se dhëmbë më të shëndetshëm mund ta përmirësojnë shumë cilësinë e jetes tuaj. Kush nuk do të ketë një buzëqeshje perfekte e të shëndetshme? Si për të rriturit ashtu edhe për te vegjëlit, besimi në vete dhe lumturia mund te reflektojnë në mënyrën si e prezantoni veten. Dhe një buzëqeshje rrezatuese është përshtypja më e mirë që mund të bëni. Ne besojmë gjithashtu që të arrini këtë buzëqeshje nuk është e nevojshme të ketë dhimbje të panevojshme. Një prej shqetësimeve tona kryesore është të keni një eksperiencë sa më pozitive, në mënyrë që të ktheheni përsëri në qendrën tonë.

 
International Dental Center . © All rights reserved