Trajtimi për të Vegjël  
     
           

Kur është koha më e mirë për të filluar ortodoncinë ?


Megjithëse një ortodont mund ta përmirësojë buzëqeshjen tuaj në çdo moshë, ka një kohë optimale për të filluar trajtimin. Fillimi i trajtimit gjatë kësaj kohe çon në rezultatet më të mira, në kohën më të shkurtër dhe kosto më të ulët. Shoqata Amerikane e Ortodoncisë (AOA) rekomandon që vlerësimi fillestar ortodontik duhet të ndodhë që në shenjën e parë të problemeve ortodontike ose jo më vonë se mosha 7 vjeç. Në këtë moshë, trajtimi ortodontik mund të mos jetë i nevojshëm por një ekzaminim i kujdesshëm mund të përcaktojë që herët kohën më të përshtatshme për fillimin e trajtimit.

Cilat janë përparësitë e një vlerësimi të hershëm ortodontik?


Vlerësimi i hershëm mundëson zbulimin në kohë të problemeve dhe një mundësi më të madhe për një trajtim më të efektshëm. Një ndërhyrje e kujdesshme shoqëron rritjen dhe zhvillimin duke parandaluar probleme më serioze më vonë. Kur ndërhyrja ortodontike është e nevojshme një ortodont mund të monitorojë me kujdes rritjen dhe zhvillimin dhe të fillojë trajtimin në kohën më të përshtashme.


Përse mosha 7 vjeç konsiderohet si koha ideale për ekzaminim?

Gjatë moshës 7 vjeç, molarët e parë kanë dalë duke përcaktuar kështu kafshimin e pasëm. Gjatë kësaj kohe, ortodonti mund të vlerësojë ndërlidhjet e dhëmbëve. Për shembull, prezenca e dhëmbëve të qenit që janë duke dalë mund të tregojë një mbikafshim të mundshëm, një kafshim të hapur, mbingarkim apo buzëqeshje në të cilat duket mishi i dhëmbëve. Ekzaminimi në kohën e duhur i rrit shanset për një buzëqeshje të mrekullueshme.


Cilat janë avantazhet e trajtimit të zgjatur?

Disa prej rezultateve direkte të trajtimit të zgjatur janë:

  • Krijimi i hapësirave për dhëmbë të mbipopulluar që dalin
  • Krijimi i simetrisë faciale duke influencuar në rritjen e nofullës
  • Ul rrezikun e daljes përpara të dhëmbëve të përparme
  • Ruajtja e hapësirave për dhëmbët që nuk kanë dalë ende
  • Reduktimi i nevojës për heqjen e dhëmbëve
  • Reduktimi i kohës së trajtimit me braketa


A jeni një kandidat për trajtim ortodontik?


Ortodoncia nuk lidhet vetëm me përmirësimin e estetikës së një buzëqeshjeje; trajtimi ortodontik përmirëson kafshimet e këqia (malokluzionet). Malokluzionet ndodhin si rezultat i keqvendosjes së dhëmbëve apo nofullave. Malokluzionet mund të ndikojnë në mënyrën se si qeshni, përtypeni, pastroni dhëmbët tuaj apo si ndiheni për buzëqeshjen tuaj.


Përse duhen kuruar malokluzionet?

Sipas studimeve të Shoqatës Amerikane të Ortodoncisë, malokluzionet e pakuruara mund të rezultojnë në një sërë problemesh. Dhëmbët e mbipopulluar janë më të vështirë për tu pastruar dhe kjo mund të çojë në prishje të dhëmbëve dhe/ose sëmundje të mishit të dhëmbëve. Dhëmbët e dalë mund të kontribuojnë në kafshime aksidentale. Kafshimi i kryqëzuar mund të rezultojë në rritje të pafavorshme dhe dhëmbë të shpërndarë në mënyrë të pabarabartë. Kafshimet e hapura mund të rezultojnë në zakone të shtyrjes së gjuhës dhe pengesa në të folur. Së fundmi, ortodoncia bën më shumë se një buzëqeshje të bukur, krijon një person më të shëndetshëm.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 
Copyright © 2010 International Dental Center