Përse Ne ?     
     
           
Ne jemi ndryshe në shumë mënyra


Dr. Erion Çerekja kupton përse shumica e njerëzve shkojnë tek ortodonti - për të patur një buzëqeshje të bukur, tërheqëse. Disa profesionistë dentarë mund t'ju bëjnë të besoni se të kesh një buzëqeshje rrezatuese nuk është edhe aq e vështirë, por në të vërtetë duhet trajnim special, planifikim i detajuar për trajtimin dhe profesionalizëm për të krijuar atë buzëqeshje që jo vetëm është e bukur por që i jep çdo pacienti një balancë faciale tërheqëse, dhe një kafshim funksional e të shëndetshëm. Do ta gjeni kete trajnim te specializuar dhe te mirëfilltë me doktorin tonë.

Dr. Çerekja trajton çdo pacient si një individ i veçantë - me dëshira e qëllime të ndryshme, dhëmbë të ndryshëm dhe veçori të ndryshme fytyre. Në këtë mënyrë, ai dizenjon çdo trajtim në mënyrë të personalizuar për ti dhënë çdo pacienti buzëqeshjen më tërheqëse të mundshme ne një mënyrë sa më efikase, të rehatshme dhe të kujdesshme. Dr.Çerekja përdor teknologjinë dhe metodat diagnostikuese më moderne për të shmangur trajtimet që përfshijnë heqjen e dhëmbëve të përhershëm apo kirurgjinë e nofullës aty ku është e mundur.

Pra ku qëndron ndryshimi ynë? Eshtë kujdesi i personalizuar që ju meritoni në një ambjent të ngrohtë e familjar. Eshtë teknologjia e avancuar e mbështetur nga vite eksperiencë e një edukim akademik profesional. Ndryshimi i IDC qëndron në faktin përse shumë fëmijë, adoleshentë dhe të rritur kanë zgjedhur qendrën tonë për ti dhënë atyre buzëqeshjen që kanë dëshiruar gjithmonë.

Ndershmëria

Mund të na besoni për të komunikuar me ju ndershmërisht dhe hapur, për t'ju dhënë këshillat tona më të mira bazuar në evidenca shkencore të kohës dhe në vite eksperience. Ne duam që të ndiheni rehat me rekomandimet tona për trajtim dhe ju inkurajojmë të pyesni pyetje mbi çdo aspekt të trajtimit në çdo kohë.


Shërbim Klienti i Shkëlqyer

Perfeksioni në trajtim nuk është gjithmonë i mjaftueshëm. Ne besojmë që klientët tanë duhet të marrin shërbim të shkëlqyer dhe duam që eksperienca juaj dentare të jetë fantastike. Që prej njerëzve që dizenjojnë zyrën tonë, kemi bërë çdo përpjekje për t'ju bërë të ndiheni të mirëpritur dhe si në shtëpi. Ne i japim pacientëve tanë numrin e telefonit të doktorit në rast të emergjencave në oraret kur klinika është e mbyllur. I bëjmë të gjitha këto dhe më tepër për t'ju dhënë ekperiencën trajtuese më të mirë të mundshme.


Trajtim i Personalizuar

Mund të jeni të sigurt që trajtimi juaj është i personalizuar vetëm për ju. Çdo njeri është ndryshe dhe doktori ynë me eksperiencë personalizon çdo plan trajtimi për çdo pacient bazuar në nevojat dhe dëshirat e tyre. Ne praktikojmë një planifikim trajtimi në lidhje me fytyrën për të personalizuar kujdesin ndaj çdo pacienti për të përmirësuar estetikën e tyre faciale dhe dentare. Ne gjithashtu krenohemi me marrëdhëniet që ne ndërtojmë me pacientët dhe familjet e tyre, dhe shpenzojmë kohë për të njohur pacientët tanë gjatë kohës së trajtimit të tyre.


Vetëm Materialet më Cilësore

Një trajtim i shkëlqyer kërkon përdorimin e materialve dentare të shkëlqyera, pra ne përdorim vetëm materialet me cilësi të lartë, si braketat, telat.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 
International Dental Center . © All rights reserved