FAQ - Ortodonci  
     
           

Në çfarë moshe duhet te marr një takim për kontroll ortodontik?

Do të drejtohen dhëmbët gjatë rritjes së tyre?

Trajtimi ortodontik mund të ndodhë kur një fëmijë ka akoma dhëmbët e qumështit?


Çfarë është Trajtimi në Fazën e Parë ( E hershme) ?


Nëse fëmija im trajtohet me Fazën e Parë do të ketë nevojë për braketa të plota?


Do të ketë fëmija im nevojë për zgjerues?

Çfarë janë ndarëset?


Do të jetë e nevojshme të më hiqen dhëmbët për trajtimin ortodontik?

Sa është kohëzgjatja e një trajtimi?

Sa kushtojnë braketat?

Sa shpesh do të kem takime?

Mund t'i caktoj takimet mbas orarit të shkollës?

Të dhembin braketat?

Mund të rikthehem në shkollë ditën që kam vënë braketat?

A ka lloje ushqimesh që nuk mund të përdoren gjatë trajtimit ortodontik?


Bëni gjilpëra?

Mund të merrem me sporte?


Sa shpesh duhet t'i laj dhëmbët gjatë kohës që kam braketa?

Çfarë është një takim i rasteve emergjente? Si trajtohen këto?

Është shumë vonë për braketa nëse jam i rritur?


Mund të vendos braketa edhe nëse kam ura apo dhëmbë që mungojnë?


Pse duhet të zgjedh një specialist ortodoncie?

Si mund të caktoj një takim për një vizitë paraprake?









Në çfarë moshe duhet të marr një takim për kontroll ortodontik?
Shoqata Amerikane e Ortodoncisë (AOA) rekomandon një kontroll ortodontik rreth moshës 7 vjeç. Në këtë moshë një pjesë e mirë e dhëmbëve të përhershëm kanë dalë duke lejuar kështu një vlerësim më të saktë të gjendjes suaj ortodontike.
Back To Top


Do të drejtohen dhëmbët gjatë rritjes së tyre?
Jo, nuk drejtohen. Hapësira në të cilën ndodhen dhëmbët e përparme nuk rritet me rritjen në moshë. Në një pjesë të mirë të njerëzve mbasi molarët e përhershëm kanë dalë, hapësira në dispozicion të dhëmbëve të përparmë ulet me moshën.
Back To Top


Rregullimi ortodontik mund të ndodhë kur një fëmijë ka akoma dhëmbët e qumështit?
Po. Disa prej problemeve ortodontike janë aq të rëndësishme sa kërkojnë ndërhyrje të hershme. Megjithatë, nëse një pacient nuk është ende gati për trajtim, ne do ta ndjekim rritjen dhe zhvillimin e pacientit derisa të jetë koha e përshtatshme për fillimin e trajtimit.
Back To Top


Çfarë është Trajtimi në Fazën e Parë ( E hershme) ?
Faza e Parë, nëse është e nevojshme, zakonisht fillohet në fëmijët nga 7 në 10 vjeç. Trajtimi i Fazës së Parë zgjat nga 12 në 21 muaj. Objektivi kryesor për Trajtimin në Fazën e Parë është që të caktohen problemet e rëndësishme për të parandaluar që këto të kthehen në probleme më të rënda dhe për të rritur vetëvlersimin dhe imazhin për veten. Gjatë kësaj faze, ne mund të përmirësojmë strukturën e skeletit të fytyrës dhe të përmirësojmë lidhjet e brendshme, të cilat mund të shkaktojnë probleme më të rëndësishme më vonë. Trajtimi i hershëm mund të zhvendosë dhëmbët e dalë nga pozicioni i keq dhe të rregullojë kafshimet e dëmshme.
Back To Top


Nëse fëmija im trajtohet me Fazën e Parë do të ketë nevojë për braketa të plota?
Më e mira është të supozoni që fëmija juaj do të ketë nevojë për braketa të plota edhe mbas Trajtimit në Fazën e Parë. Periudha mbas Trajtimit në Fazën e Parë quhet "periudha e pushimit", gjatë së cilës rritja dhe dalja e dhëmbëve monitorohen vazhdimisht. Gjatë kësaj periudhe, prindërit dhe pacientët do të informohen për rekomandime për trajtimin e ardhshëm. Zakonisht gjatë kësaj periudhe fëmija juaj do të mbajë një mbajtëse.
Back To Top


Do të ketë fëmija im nevojë për zgjerues?
Mbas përfundimit të ekzaminimit paraprak, do të vendosim nëse një pacient ka nevojë për zgjerues apo jo. Zgjeruesit i mundësojnë doktorit të krijojë më shumë hapësirë në harqe. Një pjesë e tyre janë të lëvizshme një pjesë tjetër fiksohen në vend.
Back To Top


Çfarë janë ndarëset?
Ndarëset janë unaza të vogla plastike që vendosen ndërmjet disa dhëmbëve të mbrapme. Ato lihen aty për rreth 2-3 javë dhe hiqen kur vendosen braketat. Gjatë kohës që ndarëset janë të vendosura, duhet të përpiqeni të mos i pastroni me fije dhëmbësh, të mos hani ushqime që ngjiten, karamele ose çamçakiza. Një shqetësim i lehtë kur vendosen ndarëset është normal. Nëse mishrat e dhëmbëve pësojnë enjtje ose shkaktojnë dhimbje të mëdha edhe mbas rreth një javë, merrni në telefon klinikën tonë.
Back To Top


Do të jetë e nevojshme të më hiqen dhëmbët për trajtimin ortodontik?
Heqja e dhëmbëve është ndonjëherë e nevojshme për të arritur rezultate sa më të mira ortodontike. Dhëmbë të drejta dhe një profil i balancuar janë synimet e ortodoncisë. Megjithatë, teknologjia e re mundëson përdorimin e procedurave të avancuara ortodontike dhe heqja e dhëmbëve nuk është gjithmonë e nevojshme për trajtimin ortodontik.
Back To Top


Sa është kohëzgjatja e një trajtimi?
Trajtimi normalisht varet nga problemet ortodontike të secilit pacient. Në përgjithësi, trajtimi zgjat nga 12 në 30 muaj. Koha "mesatare" gjatë së cilës një person mban braketa është afërsisht 22 muaj.
Back To Top


Sa kushtojnë braketat?
Është e pamundur të jepet një çmim ekzakt për trajtimin derisa të kemi përfunduar ekzaminimin paraprak. Do të njoftoheni për këtë përgjatë ekzaminimit paraprak.
Back To Top


Sa shpesh do të kem takime?
Takimet caktohen sipas nevojave të secilit pacient. Shumica e pacientëve që kanë braketa do të kontrollohen çdo 4-6 javë. Nëse ka situata të veçanta të cilat kërkojnë një monitorim më të shpeshtë, ne do ti caktojmë takimet në përputhje me nevojat.
Back To Top


Mund ti caktoj takimet mbas orarit të shkollës?
Fatkeqësisht, nuk mund të caktojmë takimet e të gjithë studentëve jashtë orareve të shkollës. Megjithatë, shumica e takimeve ndodhin një herë në 4-6 javë kështuqë shumica e pacientëve do të humbasin pak kohë nga edukimi i tyre për shkak të trajtimit ortodontik. Sidoqoftë, ne do të përpiqemi për të marrë parasysh mundësitë tuaja kohore.
Back To Top


Të dhembin braketat ?
Zakonisht, braketat nuk "dhembin". Mbasi braketat vendosen fillimisht tek dhëmbët, pacientët mund të ndiejnë dhimbje për ditët e para. Në situata të tilla, qetësuesit apo shpëlarjet me ujë të ngrohtë me kripë do të ndihmojnë. Gjithashtu ju rekomandojmë të përdorni dyllin ortodontik kur është e nevojshme. Gjithsesi, mbas disa vizitave pacientët nuk kanë më dhimbje!
Back To Top


Mund të rikthehem në shkollë ditën që kam vënë braketat?
Po. Nuk ka asnjë arsye të humbisni shkollën për shkak të një takimi ortodontik.
Back To Top


A ka lloje ushqimesh që nuk mund të përdoren gjatë trajtimit ortodontik?
Po, ka. Kur trajtimi fillon, ne do t'ju japim instruksionet e nevojshme dhe një listë me ushqimet që duhet të shmangni. Këto ushqime përfshijnë: akull, karamele të forta, perime të pagatuara, dhe çdo lloj ushqimi ngjitës (si p.sh. karameli, sheqerkat etj). Mund të mënjanoni shumicën e takimeve emergjente për të riparuar braketa të thyera apo të dëmtuara nëse ndiqni me korrektësi instruksionet tona. Përgjatë javës së parë të vendosjes së braketave ju rekomandojmë ushqime të buta dhe ushqyese për rehatinë e pacientit.
Back To Top


Bëni gjilpëra?
Jo. Gjilpërat zakonisht nuk janë të nevojshme gjatë trajtimit ortodontik.
Back To Top


Mund të merrem me sport?
Po.
Back To Top


Sa shpesh duhet ti laj dhëmbët gjatë kohës që kam braketa?
Pacientët duhet t'i lajnë dhëmbët të paktën 4 herë në ditë - mbas çdo vakti dhe përpara se të flenë. Ne do ti tregojmë çdo pacienti si ti pastrojë dhëmbët gjatë kohës që ka braketa. Pastrimi jo i rregullt ose i pamjaftueshëm mund të shkaktojë pllaka rreth braketave gjë që mund të sjelli dekalçifikim (njolla të bardha) apo kavitete. Mishrat e dhëmbëve mund të fryhen apo të shkaktohet gingivit (gjarrjedhje në mishrat e dhëmbëve).
Back To Top



Çfarë është një takim i rasteve emergjente? Si trajtohen këto?
Nëse braketat ju shkaktojnë dhimbje të mëdha ose nëse diçka thyhet, duhet të merrni në telefon klinikën tonë. Në shumicën e rasteve mund ti zgjidhim këto probleme në telefon. Nëse ju duhet një takim emergjent, ne do t'jua caktojmë.
Back To Top


Është shumë vonë për braketa nëse jam i rritur?
Një pjesë e mirë e pacientëve tanë janë të rritur. Shëndeti, lumturia dhe vetëvlerësimi kanë rëndësi jetike për të rriturit. Asnjë pacient nuk është shumë "i rritur" për të patur braketa!
Back To Top


Mund të vendos braketa edhe nëse kam ura apo dhëmbë që më mungojnë?
Po. Një dhëmb me urë lëviz ashtu si çdo dhëmb tjetër me mbushje të zakonshme. Kur dhëmbët mungojnë, trajtimi ortodontik do të ndihmojë në rradhitjen e dhëmbëve ekzistues.
Back To Top

Pse duhet të zgjedh një specialist ortodoncie?
Dhëmbët dhe ndonjëherë e gjithë struktura e fytyrës, ndryshohen në mënyrë të përhershme nga trajtimi ortodontik. Është e rëndësishme që trajtimi të jetë i përshtatshëm dhe i përfunduar ashtu siç duhet. Specialistët e ortodoncisë kanë një kualifikim të specializuar dhe të gjerë gjë që i lejon ti japin pacientëve të tyre trajtime profesionale dhe të personalizuara.
Back To Top


Si mund të caktoj një takim për një vizitë paraprake?
Nëse ju ose fëmija juaj mund të merrni një trajtim ortodontik thjesht merrni në telefon klinikën tonë. Do të jemi të kënaqur tju caktojmë një takim. Kur të merrni në telefon për të caktuar një takim, stafi ynë do të kërkojë disa informacione paraprake nga ana juaj.
Back To Top

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 



 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 
Copyright © 2010 International Dental Center