Probleme të Zakonshme  
     
           

Dalja Përpara e Dhënbëve të Sipërm të Përparmë

Pamja e jashtme dhe funksioni i dhëmbëve tuaj ndikohen nga ky lloj kafshimi. Ky karakterizohet nga dalja përpara e dhëmbëve të sipërm ose dalja jo e mjaftushme përpara e dhëmbëve të poshtëm.

Mbikafshimi

Dhëmbët e sipërm të përparmë zgjaten shumë mbi dhëmbët e poshtëm, duke shkaktuar në disa raste kafshimin e qiellzës nga ana e dhëmbëve të poshtëm.

Kafshimi i Kryqëzuar

Dhëmbët e sipërm ulen brenda dhëmbëve të poshtëm gjë e cila mund të shkaktojë stratifikim dhe rritje të keqe nofullës. Kjo mund të ndikojë gjithashtu tek indet e nofullës.

Kafshimi i Hapur

Përtypja e duhur ndikohet nga ky lloj kafshimi në të cilin dhëmbët e sipërm dhe të poshtëm nuk vendosen mbi njëri tjetrin. Kafshimi i hapur mund të shkaktojë një sërë zakonesh të padëshiruara si p.sh ngecje të gjuhës. Ngecja e gjuhës dhe thithja e gishtave mund të shkaktojnë kafshime të hapura.

Probleme të tjera:

Mbipopullimi

Mbipopullimi ndodh kur dhëmbët kanë hapësirë të pamjaftushme për të dalë nga nofulla. Mbingarkimi mund të kurohet me anë të zgjerimit të hapësirës dhe në shumë raste heqja e dhëmbëve mund të shmanget.

Hapësira

Hapësira njihet ndryshe edhe si "boshllëku" midis dhëmbëve. Kjo mund të shkaktohet nga dhëmbët që mungojnë ose hapësirat mund të jenë vetëm çështje kozmetike apo estetike.

Vija e Mesit Dentar që nuk Përputhet

Ky lloj problemi shkaktohet kur kafshimi i mbrapëm nuk përshtatet në mënyrën e duhur, gjë që mund të ketë një efekt negativ në funksionimin e duhur të dhëmbëve dhe nofullës.

 

 

 

 

 

 

 
Copyright © 2010 International Dental Center