Probleme të vogla si p.sh. braketa të thyera, tela të përkulur mund të ndodhin gjatë trajtimit ortodontik. Një pjesë e mirë e këtyre emergjencave mund të shmanget duke ndjekur këshillat mbi ushqimin. Nëse një emergjencë ndodh, duhet të kontaktoni klinikën tonë. Më poshtë janë disa direktiva që mund të ndiqen. Nëse ndonjë pjesë e braketave ose mbajtëseve thyhet, ruajeni pjesën dhe kontaktoni me ne.
Çfarë duhet të bëhet në rast emergjence ?
Merrni në telefon klinikën tonë sa më shpejt të jetë e mundur nëse ndonjë nga mekanizmat thyhet ose lirohet. Ju lutemi të mos vini direkt në klinikë. Duke na marrë në telefon mund të caktoni një takim. Edhe nëse keni një takim të paracaktuar, na merrni në telefon menjëherë nëse ju duhet rregullimi i aparateve. Kjo kërkon më shumë kohë në dispozicion.
Braketa ose Lidhje të Liruara
Merrni në telefon menjëherë klinikën tonë për këshillim nëse një braketë ose tel është liruar. Ndoshta braketa ka nevojë për tu rivendosur sa më shpejt. Mund të ndodheni përballë një situate në të cilën duhet të presim një tel apo ta heqim braketën nga teli. Nëse është e nevojshme të prisni një tel në rast emergjence, mund të përdorni prerëse thonjsh të pastruara dhe sterilizuara më parë me alkol. Ju lutemi të merrni në telefon klinikën tonë ditën e nesërme për të caktuar një takim.
Irritime Telash
Ndonjëherë shqetësimi i shkaktuar nga një tel në braketat tuaja mund të zgjidhet duke e hequr telin nga vendi i irrituar me një tampon pambuku apo gomë lapsi të pastër. Nëse teli nuk lëviz provoni të mbuloni fundin e tij me një sasi të vogël dylli. Nëse teli shkakton dhimbje, mund ta prisni me prerëse thonjsh ose gërshërë të pastruara dhe sterilizuara më parë me alkol. Nëse nuk e zgjidhni dot irritimin e shkaktuar nga teli, merrni në telefon klinikën tonë për një takim.
Ndarëse që humbin
Një pjesë e mirë e pacientëve tanë e humbasin një ndarëse gjatë trajtimit të tyre. Mos u shqetësoni nëse humbni një ndarëse por merrni në telefon klinikën tonë për të parë nëse duhet zëvendësuar.
Shqetësime në lidhje me trajtimin ortodontik
Gjatë javës së parë mbasi aparati është vendosur dhe rregullimet rutinë janë kryer, është shumë e mundur të ndieni dhimbje apo shqetësim. Mund të merrni Acetaminofen, Ibuprofen, ose çdo lloj qetësuesi pa përbërje aspirine gjatë kohës që ambjentoheni me aparatin tuaj të ri. Kompresa me peceta të ngrohta mund t'ju ndihmojnë gjatë kësaj periudhe. Është e rëndësishme të mbuloni braketat irrituese me dyll ortodontik gjatë javës së parë.